Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë sesionit pyetje dhe përgjigje LIVE në Facebook, organizuar nga KDI-ja, ishte përballë pyetjes “Kur do ta njohësh shtetin e Kosovës?”.

Kurti tha se e ka pranuar dhe e njeh pavarësinë e Kosovës.

“E njoh shtetin e Kosovës. Por, të gjithë politikanët e dinë që ta shpallësh Pavarësinë e ta bësh shtetin, nuk janë e njëjta gjë. Kanë mbetur shumë punë për të bërë. Unë nuk jam në mesin e atyre që thonë ‘Bac u kry” por tendenca është të shpallet fundi i historisë. Është bërë një hap me shpalljen por nëse nuk i bëjmë edhe shumë hapa të tjerë, ky shtet do të ngelet veçse në letër”.

“Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr flamurin e Kosovës. Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heq flamurin”, tha Kurti.

Ai foli edhe për presionin nga ndërkombëtarët.

“Kurrë mua presion nuk më kanë bërë. Ndoshta i bëjnë atyre që e duan presionin. Unë nuk e dua dhe ka mundësi që nuk do të ma bëjnë. A mos vallë këta politikanët që kishim deri më tash, a bën vaki që këta e kanë dëshiruar presionin ndërkombëtar dhe më pas e kanë gjetur atë që kanë dëshiruar. Është e mundshme partneriteti dhe aleanca. Nëse je serioz nëse e do vendin tënd, dhe nëse nuk ja ke borxh ardhjen në pushtet askujt, edhe ndërkombëtarët s’bëjnë presion”. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Kështu duket dita e 6 Tetorit...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *