Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, është pritur në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey

Kurti e ka falendëruar ministrin britanik për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën “në të gjitha fazat: të çlirimit, të rindërtimit, të pavarësimit, të zhvillimit e të demokratizimit”.

Në këtë takim siç njofton Zyra për Media e Kryeministrisë, është biseduar edhe për raportet bilaterale mes dy shteteve dhe thellimi i raporteve.

Gjithashtu është folur edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e institucioneve profesionale të mbrojtjes, sidomos të akademisë së mbrojtjes Sandhurst për shkollim të karrierës e specialistik.

Duke biseduar për çështjet e sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus në Ukrainë.

Kryeministri Kurti tha që Republika e Kosovës është rreshtuar përkrah botës demokratike, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e dënuar sulmin dhe duke vendosur masat sanksionuese ndaj Federatës Ruse.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti e thotë lajmin e madh: Paga minimale do të jetë 264 euro dhe...

Gjithashtu, ai ka theksuar ndihmën e qeverisë për Ukrainën, ofrimin e strehimit për 5000 refugjatë dhe kushteve të punës për 20 gazetarë ukrainas, katër prej të cilëve tashmë janë vendosur në Kosovë dhe po vazhdojnë të merren me profesionin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *