Kryeministri i Shqipërisë deklaron nga letra në letër (janë bërë pesë deri më tani) se askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe në letrën e sotme(në të pestin xhevahir) për kreun e PD-së, kryeministri e vë në dukje këtë gjë: 

Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi…Mos mendoni Ju lutem për asnjë moment se 30 qershori nuk do të vijë apo do të kalojë pa zgjedhje. Një dritëshkurtësi e tillë mund t’i lejohet udhëheqësit Tuaj të currufjasur, i cili zhubravitet papushim nga mllefi i patretshëm qysh prej ikjes nga pushteti me 1 milionë shpulla dhe cfilitet përditë, nga tmerri i pangushëllueshëm i trokitjes së drejtësisë në derë. Po kjo s’ka si t’Ju falet Juve që të nesërmen e 30 qershorit, do të gjykoheni nga ndjekësit Tuaj për se si ka mundësi, që i dorëzuat pa betejë elektorale tërë bashkitë e Shqipërisë!, shkruan Edi Rama. 

Lexo po ashtu:  Historia prekëse e qenit besnik, Suedia paguan nxënësit që të shkojnë në shkollë … dhe cudira të tjera nga bota

Zotëria është politikan edhe pse dikur mburrej se nuk ishte i tillë. Madje është nga ata të llojit më të keq. Për këtë arsye askush nuk u beson dot betimeve të tij, për më tepër që pyetja që duhet bërë këtu është: a ka tagër kryeministri të garantojë se kur zhvillohen zgjedhjet? A ka tagër kryeministri të interpretojë Kushtetutën për të vënë afate kategorike?

Patjetër që Jo. Por ja që në Shqipëri jetojmë dhe rraca e atyre që mendojnë se komandojnë çdo gjë është rracë e përhapur. Qeveria (madje Partia në qeverisje) është palë në procesin zgjedhor në kuptim të ligjit, ashtu si dhe opozita. Ajo nuk është organizatore e tyre dhe as certifikuese e procesit (Rama e barazon veten dhe me KQZ indirekti). Për këtë arsye z. Rama i mbetet vetëm e drejta e ankimit nëse zgjedhjet nuk zhvillohen në afat dhe asgjë më shumë. E drejta e ankimit si palë e dëmtuar po njësoj si opozita në skenarin e kundërt. Të tjerat janë prrallisje të dikujt që me vektorin kuturu të kulturës juridike shkel e shko e ngarkoi Shqipërinë me 121 milionë euro gjoba po të kujtojmë edhe pallatin e Vlorës.
Dikush ta këshillojë zotërinë.

Lexo po ashtu:  Natasha Kandiq dhe Qendra për të Drejtën Humanitare të nominuar përsëri për Nobelin për Paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *