Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze në Bllacë të Hanit të Elezit.

Kurti tha se në çdo 12 qershor kujtohet lufta dhe përjetimet për të mbrojtur tokën dhe shtëpinë tonë.

Sipas tij, 23 vite më parë në Bllacë qindra e mijëra shqiptar kaluan ditë e natë duke shpresuar se shpëtimi i tyre gjendej përtej kufijve.

“23 vite rrugëtim për të arritur lirinë që e kemi ëndërruar gjithmonë, 23 vite kur aeroplanëve të NATO-së mbi Kosovë iu është bashkangjitur këmbësoria e NATO-së në Kosovë, teksa largonte forcat e Serbisë dhe takonte ushtarët e UÇK-së dhe refugjatët civil, e kjo e fundit është aq shumë e dhimbshme sa që ndjenjë e papërshkrueshme për shumë prej nesh që jetojmë sot këtu pikërisht në Bllacë, në vendin ku qindra mijëra shqiptarë ku kanë kaluar ditë dhe nate të tëra nëpër tenda në baltë, diell dhe shi duke shpresuar që shpëtimi gjendet përtej kufijve, qindra mijëra bashkatdhetarë kanë kaluar net të tëra pa gjumë pikërisht në këtë pjesë të zemëruar dhe të indinjuar për dëbimin e tyre të dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe të rraskapitur e të dërmuar nga ndjenja e lodhjes fizike dhe shpirtërore,” ka thënë Kurti.
Kurti garantoi se po punojnë fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjës të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Edhe Shkupi mbulon gjurmët e shtëpisë së Nënës Terezë, reagon Instituti Shqiptar

Por theksoi se në data si kjo e sotmja duhet të shënojmë përpjekje të re me kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euro-atlantik.

“Jemi duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjëse të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë mbi ne. Prandaj në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë e duke kujtuar luftën ta ruajmë paqen, ta shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e këtij vendi, të brezit tonë e të gjeneratave që vijnë, pjesëmarrjen sa më të ndershme të shumicës së shoqërisë sonë duhet që sa herë që mbërrin kjo datë ta shënojmë një përpjekje të re në programin socio-ekonomik dhe një kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euroatlantik në këtë mënyrë duhet ta festojmë ditën e Çlirimit të Kosovës duke deklaruar përpjekjet e reja në kuadrin e realizimit të projektit ku na vendos çlirimi ynë” ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Ukraina thotë se janë vrarë 21.900 trupa ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *