Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për median franceze “France 24” ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen sipas rendit dhe ligjit.

“Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike”, është shprehur Kurti

Kurti tha se është i interesuar për konstruktivitet, rend dhe ligj, dhe jo dështime të njëpasnjëshme.

“Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis. Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se në veri është mbrojtur kushtetushmëria.

Dhe kjo shton Kurti ka ndodhur, përkundër që Beogradi ka menduar se në katër komuna do të dështojë sistemi.

“Nuk është faji i kryetarëve aktualë, që kishte dalë dalje të ulët në zgjedhje. Ata janë legalë. Është e vërtetë që legjitimiteti i tyre politik është i dobët, por i të tjerëve është zero. Nuk ju kanë dalë llogaritë. Kanë menduar se atje do të dështojë sistemi, por nuk ka ndodhur. Janë katër kryetarë. Nëse nuk do të hyjnë në ndërtesa zyrtare, ku duhet të hyjnë? Nëse ato s’janë për ta, për kë janë?”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu:  Alternativa Shqiptare: NUK DO TË KETË PUNIME TË KISHËS SERBE NË MARTINAJ

Sipas kreut të Qeverisë, për shkak se ka dështuar ideja e shkëmbimit territorial me Serbinë, tani kjo përpjekje është bërë e dhunshme.

“Para disa viteve, shkëmbimi kufitar ishte eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Tani, projekti për ndarjen e Kosovës, është bërë i dhunshëm. Serbia dhe Rusia e urrejnë faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s dhe progresit ekonomik dhe demokratik”, ka shtuar Kurti.

Duke përmendur zgjedhjet e reja në komunat veriore, kryeministri tha se duhet krijuar kushte pa banda kriminale.

“Ne kemi për ta mbrojtur kushtetutshmërinë. Këta katër kryetarë nuk shoh se do ta përfundojnë mandatin. Brenda muajsh mund të kemi zgjedhje, por nuk duhet të ketë banda. Duhet pasur kushte për zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti për mediumin France 24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *