Pas tre muajsh ngërç, sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

Në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.

Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se përveç këtyre dy temave do të diskutojnë edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”.

Lidhur me këto deklarata, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur deri më tani.

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.

Ndryshe takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021.

Lexo po ashtu:  Protesta në SHBA, pezullohet votimi për certifikimin e fitores së Biden

Burimi : Telegrafi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *