Epidemiologu kryesor i Suedisë, Anders Tegnell ka pranuar gjatë një interviste për Radion Suedia se strategjia e propozuar për tij si përgjigje ndaj epidemisë së koronavirusit kishte gabimet e veta.

Nëse ne do të përballeshim me të njëjtën sëmundje me të njëjtën njohuri që kemi sot, mendoj se përgjigja do të ishte diku mes asaj që Suedia bëri dhe asaj që pjesa tjetër e botës bëri, është shprehur ai.

Suedia aplikoi një qasje liberale, pa kufizime dhe karantinime themelore të jetës ekonomike dhe sociale, por shifrat e mortalitetit nga epidemia në të janë ndër më të lartat në botë: 43 vdekje për 100,000 banorë.

Është e qartë se ka potencial për përmirësim në raport me atë që kemi bërë në Suedi, shtoi Tegnell.

Luhatja e epidemiologut vendos në pozitë të vështirë qeverinë suedeze e cila pranoi sugjerimet e tij të cilat duhet thënë se nuk u kundërshtuan veçse nga një grup i vogël akademikësh.  Argumenti më i qëndrueshëm i tij është se përgjigja më e mirë ndaj epidemisë nuk mund të jetë karantina apo ndërprerja e jetës ekonomike dhe sociale. Një epidemi që zgjat 2 vjet nuk mund të bllokojë jetën pasi pasojat do të ishin katastrofike.

Lexo po ashtu:  Kërcënon Ministri grek: Bllokojmë çdo financim të BE-së për Shqipërinë nëse Beleri nuk betohet

Përkundrejt këtij mendimi qëndron fakti se nëse masat e lehta u udhëhoqën nga parimi i ruajtjes së ekonomisë, të dhënat në terren nuk e mbështesin një gjë të tillë. Ministri suedez i Financave, Magdalena Andersson ka paralajmëruar se Suedia po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *