Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Policisë dhe të tjerë, dha detaje për prangosjen e 48 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve për veprat penale të marrjes së ryshfetit.

Kryeprokurori Lumezi tha se ky është sukses i madh i institucioneve të Kosovës derisa shtoi se “lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave”.

“Fillimisht kemi pasur informacione se janë duke u kryer vepra penale të marrjes së ryshfetit në pikat doganore”, tha Lumezi.

“Lidhur me aksionin që është ndërmarrë sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës ju njoftojmë se pas një periudhe hetimore të gjatë rreth 1 vjeçare, faktikisht nga muaji maj kemi filluar me hetimin e këtij rasti në bashkëpunim me IPK-në. Me urdhër të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kemi angazhuar dy prokurorë për këtë rast. Gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë për të siguruar prova të mjaftueshme se po kryhen vepra penale të marrjes së ryshfetit në pika doganore”, tha Lumezi.

Lexo po ashtu:  Zv.ministri i Arsimit tregon se çfarë po bëhet për mësimin online

Në moment të zbulimit të identiteteve të kryeseve të veprave penale, shtoi ai, “kemi nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve kundër 68 personave, sot jeni njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga shërbimi doganor”.

“Ndërsa, ndaj personave të tjerë që është nxjerrë aktvendim, disa janë në arrati e disa të tjerë nuk janë shtetas të Kosovës, por në këtë drejtim po bashkëpunojmë edhe me autoritetet e Republikës së Shqipërisë për të siguruar informacione dhe prova që na ndihmojnë në këtë proces. Sot janë arrestuar 50 persona ndaj të cilëve janë konfiskuar telefonat mobilë që do të na shërbejnë në procedurën penale”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *