Këtë të ditur e ka bërë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, me anë të një postimi në Facebook.

Ndalja e punimeve në këtë rrugë, sot shkaktoi reagime të mëdha në opinion dhe në media, pasi që këtë kërkesë paraprakisht e kishte përmendur presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Këto punime, siç ka thënë Ramosaj do të vazhdojnë të hënën.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Ramosajt:

Të dashur qytetarë,

Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit z.Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme!
Nesër është e diel, ditë pushimi edhe ashtu!
Vazhdojmë të Hënën!.

Lexo po ashtu:  LVV në Shqipëri vendos banderolën “Bregoviç dajre gjenocidi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *