Nga kundërshtar në mbështetës 

Nga kolegët e simotrës socialdemokrate gjermane, ai deri tani shihej me sy kritik, për shkak të veprimeve aksioniste në parlamentin e Kosovës. Por ky imazh duket se ka ndryshuar: Kryetari i grupit parlamentar të Evropës Juglindore, Josip Juratoviç (SPD), dikur tejet kritik ndaj Vetëvendosjes dhe ish-liderit të saj,  i tha Deutsche Welle-s se Albin Kurti “i ka idetë e duhura për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje që sundon prej disa dekadash e ku pushteti ka mbetur në dorë të një klike të dalë prej luftës e që nuk ka qëllim tjetër veç mbajtjen e pushtetit”. Josip Juratoviç dhe Albin Kurti diskutuan të mërkurën në Berlin për të ardhmen e Kosovës, në një panel të përbashkët, të organizuar nga  Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe dega gjermane e Institutit  Aspen/DW /MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Analisti serb: Drafti i Ramës ka atë kryesoren, të mbrojtë idenë e Ballkanit të Hapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *