Kur Galileo Galilei drejtoi teleskopin e tij të parë drejt qiejve në vitin 1610, ai zbuloi “kontelacione të panumurta yjesh” të fshehura në brezin e dritës të quajtur Rruga e Qumështit. Atë ditë kozmosi ynë u rrit në mënyrë eksponenciale.

Gati 3 shekuj më vonë, kufijtë kozmikë u zgjeruan edhe një herë kur astronomët ndërtuan teleskopë mjaftueshëm të mëdhenj për të treguar se Rruga e Qumështit, është në fakt vetëm një nga shumë “universet ishullorë”. Shumë shpejt, astronomët mësuan se Universi po zgjerohej, me galaktikat që tërhiqeshin nga njëra-tjetra me një shpejtësi gjithnjë e më të madhe.

Që atëherë, teleskopët gjithnjë e më të mëdhenj kanë treguar se universi i vëzhgueshëm përfshin një hapësirë ​​të paimagjinueshme prej 92 miliardë vjet dritë dhe përmban ndoshta 2 trilionë galaktika. E megjithatë, astronomët vazhdojnë të mendojnë se ka më shumë univers përtej asaj që ata vëzhgojnë.

“Universi ka qenë gjithmonë pak më i madh se sa ne mund të shohim”- thotë Virxhinia Trimbëll nga Universiteti i Kalifornisë, astronome dhe eksperte në historinë e kësaj fushe.Ndërtimi i teleskopëve më të mëdhenj nuk do të ndihmojë në zgjerimin e kozmosit që njohim ne.

“Teleskopët vëzhgojnë vetëm ato që mund të vërehen. Por nuk mund të shihni pas në kohë më larg se mosha e universit”-shpjegon kozmologu Xhon Mater, nga Qendra e Fluturimit Hapësinor Godard e NASA-s, fitues i Çmimit Nobel, që është gjithashtu shkencëtari kryesor i teleskopit hapësinor “Xhejms Ueb”.

Lexo po ashtu:  Reagimet ndaj polemikës, - Rexhep Qosja. Pjesa e tretë

“Pra ne jemi totalisht të kufizuar. Ne tashmë kemi parë aq sa ju mund ta imagjinoni”-shton ai. Si skaj, ne shohim shkëlqimin e mbetur nga Big Bengu – të ashtuquajturin rrezatim në sfond të mikrovalëve kozmike (CMB). Por ky nuk është ndonjë avantazh magjik i universit. Kozmosi ynë vazhdon të shtrihet më tej. Ne thjesht mund të mos e dimë kurrë se sa larg ndodhej kufiri i tij i fundmë.

Në dekadat e fundit, kozmologët janë përpjekur që ta zgjidhin këtë mister duke përcaktuar së pari formën e universit, siç bëri matematicieni i lashtë grek Eratosteni duke llogaritur madhësinë e Tokës përmes trigonometrisë së thjeshtë.

Në teori, universi ynë mund të ketë një nga 3 format e mundshme, secila varet nga lakimi i vetë hapësirës:si një fletë e lakuar në anën e kundërt, në formë sferike (lakimi pozitiv), apo e sheshtë (pa lakim fare). Pak njerëz kanë përkrahur një univers në formë e parë.

Por një kozmos sferik ka më kuptim për ne tokësorët. Toka është e rrumbullakët, ashtu si dielli dhe planetët. Një univers sferik do të na jepte mundësinë të lundronim në kozmos në çdo drejtim dhe të përfundonim atje ku e kemi nisur udhëtimin, si ekuipazhi i Ferdinand Magelanit që udhëtoi përreth globit.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët në Ukrainë (të njohur edhe si Albantsi)

Albert Ajnshtajni e quajti këtë model një “univers të fundmë, por të pakufizuar”.Por, duke filluar nga fundi i viteve 1980, një seri vëzhgimesh orbitale të ndërtuara për të studiuar mikrovalët kozmike(CMB) kreu matje gjithnjë e më të sakta që tregojnë se hapësira nuk ka fare kurbaturë.

Ajo është e deri në kufijtë e asaj që mund të matin astronomët. Nëse është një sferë, është një sferë kaq e madhe sa që edhe i gjithë universi ynë i vëzhgueshëm nuk regjistron ndonjë lakim. “Universi është i rrafshët si një fletë e pafundme”-thotë Mater. “Sipas kësaj, ju mund të vazhdoni të ecni pafundësisht larg në çdo drejtim dhe universi do të ishte pak a shumë i njëjti”- shton ai.

Pra ju nuk do të dilnit kurrë në një skaj të këtij universi të rrafshët. Përkundrazi do të gjeni vetëm gjithnjë e më shumë galaktika. Dhe kjo është në rregull për shumicën e astronomëve. Një univers i sheshtë pajtohet si me vëzhgimin ashtu edhe me teorinë, prandaj kjo ide është në zemër të kozmologjisë moderne.

Lexo po ashtu:  Punimi i kostumeve popullore të të gjitha trevave shqiptare me fije ari

Problemi është se, ndryshe nga një univers sferik, një univers i sheshtë mund të jetë i pafundmë ose jo. Dhe nuk ka asnjë mënyrë reale për të bërë dallimin. “Çfarë mund të kërkoni për të parë nëse ekziston një univers i pafund?Askush nuk e di”- thotë Trimbëll.

Pra në vend të kësaj, astronomët shpresojnë se një përgjigje mund të vijë nga teoria, nga një model që mund të ofrojë prova indirekte në një mënyrë ose në tjetrën. Për shembull, Modeli Standard i fizikës parashikoi ekzistencën e grimcave të shumta, si Higs Boson, shumë vite para se ato të zbuloheshin vërtet.

Megjithatë, fizikanët ende supozonin se ato grimca ishin reale.“Nëse keni një përshkrim të mirë të gjithçkaje që keni vërejtur deri më tani, dhe parashikoni që diçka është e vërtetë, atëherë prisni që të jetë e tillë. Kështu mendojnë shumica e shkencëtarëve se si funksionon shkenca”- përfundon Trimbëll. / Discover – Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *