Jusuf Ulaj

Ka disa ditë qe nuk kam shkruar. O me shkrue o me plasë. Na patën lodhur çdo natë në ekrane TV me “shkelje të rënda kUshtetuse”, politikan e media – “shkelje” që kufizonin “lëvizjen e lirë” me qëllim shpëtimin e jetës së qytetarëve. Vazhdojnë të bllokojnë procedimin e ligjit për luftimin e pandemisë, përderisa pandemia ka dalur nga kontrolli dhe njerëzit e infektuar dhe të vdekur po shtohen në mënyrë eksponenciale dita – ditës. Ku janë analistët, opinionistët e shitur, shoqëria civile? Apo jeni të nxënë me emërimet e zv.kryeminstrave e zv.ministrave. Dilni nga kafehônet dhe bëni analiza! Na thanë se rrëzimi i shpejtë i qeverisë Kurti kishte dy qëllime: luftimin e pandemisë dhe bisedimet me Serbinë.
Ja ku jemi.

I shihni numrat (edhe ashtu jo të saktë me testime minimale dhe të kontrolluara nga lartë).

Populli im i vuajtur, mos ndëgjoni injorant të shumtë qe kemi në mesin tonë e tallava këngëtarë! Qeveria ka ardhur për pazare dhe halle të veta, jo për qytetarë – bëhuni mjek të vetvetës! RUAJUNI VET! Mos u bëni për spital sepse do të jetë vonë për ju dhe të dashurit tuaj! Ky virus VRET!

Lexo po ashtu:  Kosova do të blejë armë nga Kroacia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *