Kohët kanë ndryshuar e bashkë me to, edhe muzika. Ndodh rrallë tashmë (ose aspak) të dëgjosh këngë klasike, të vjetra, në nivelin e këngëve të Vaçe Zelës, Nexhmije Pagarushës, Aleksandër Gjokës etj. Muzika e sotme ka në fokus më tepër fitimin, se sa artin e vërtetë dhe këtë nuk mund ta mohojë dot askush. Janë të paktë artistët që mungohen t’i mbeten besnik artit dhe muzikës së vërtetë. Edhe këta, kur shohin se shumica e publikut pëlqen më tepër diçka ekstravagante, ndryshojnë. Kjo ndodh sepse sot shitet më tepër me trup, se sa me zë.

Kjo tematikë më erdhi në mendje, ndërsa dëgjoja këngët e festivalit të fundvitit. Është festivali më prestigjioz i çdo vendi, pasi aty përzgjidhet kënga që përfaqëson vendin në një kompeticion europian. Për më tepër, është vendi ku kanë dalë me dhjetëra talente në vitet e shkuara. E krahasoj pra, këtë festival me të njëjtin, por të para shumë viteve. Janë kaq larg, nuk kanë të krahasuar…

Lexo po ashtu:  Erdogan burgos kryebashkiakun e Stambollit për një fjalë goje

Ndërkohë çfarë ndodhi në festivalin e fundit?
Shumë veta bënë si të habitur nga niveli i ulët i muzikës (a thua se nuk e kishin kuptuar më parë), ndërkohë disa të tjerë, vazhdonin duartrokisnin këngëtarët që stononin, me tekste pa lidhje, pa emocione.

Teksa qëndroja dhe e shihja natën finale në “Pallatin e Kongreseve”, më vinte keq për këtë rini që nuk e di çfarë është muzika e vërtetë. Muzika e vërtetë është qetësim dhe ilaç për shpirtin. Nuk mund të quhet muzikë e vërtetë tundja në skenë, me një tekst pa lidhje që më shumë është si recitim, dhe me muzikë të shtuar për të mbuluar problemet vokale të këngëtarit, e mbi të gjitha, gjithë stonime.

Dhe në këtë gjendje jemi katandisur sepse jemi ne, që nuk i kemi vlerësuar artistët e vërtetë, ata të paktët. Në momentin që konkurojnë disa këngëtarë, juristët vendosin ta zgjedhin fituesin me mik, me njohje, me korrupsion. Mirëpo kjo demoralizon këngëtarin e mirë, i cili vendos të mos konkurojë më. E në vite, kështu distancohen plot artistë, duke arritur në nivelin që arritëm. Të kesh artistë me vokal të jashtëzakonshëm në qarkullim, por ndërkohë në konkurim të kesh artistë, nga të cilët duhet të zgjedhësh se kush stonoi më pak. Jemi bërë për të ardhur keq.

Lexo po ashtu:  Buxhovi fajëson ndërkombëtarët që lejuan “çlirimtarët ta kapin shtetin”

Vazhdoj të jem nostalgjik i muzikës së shkuar, sepse e di që ajo e të ardhmes vetëm do të degradojë. Nuk ka shpresa për më mirë, për aq kohë sa jemi vetë ne që po ia presim këto shpresa artistëve të vërtetë. Vit pas viti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *