Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s’di nga t’ia mbaj…
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mpreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s’ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s’gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj…

| Dritëro Agolli |

Lexo po ashtu:  Facebook Messenger vë në shënjestër hakerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *