Me një çmim prej 149 dollarësh, 20 dollarë më shumë sesa Galaxy Buds, gjenerata e re justifikon rritjen e çmimit me përmirësimet e sjella.Kufjet reja wireless të Samsung kanë një avantazh të madh krahasuar me gjeneratën e kaluar

Kufjet Galaxy Buds të Samsung kanë dhënë padyshim kontribut në suksesin e revolucionit të kufjeve Bluetooth.

Nuk kanë shkëlqimin e AirPods, por shumë pranë në formë dhe funksion. Pasardhësi i tyre sapo u prezantua dy ditë më parë krahas Galaxy S20 dhe Galaxy Z Flip.

Siç sugjeron edhe emri, Galaxy Buds+ nuk janë një zëvendësim i plotë gjeneratës së kaluar por një përmirësim. Ato ngjajnë shumë me origjinalin por dallimi më i madh i tyre është një detaj shumë i rëndësishëm.

Gjenerata e kaluar kishte 13 orë jetëgjatësi baterie ndërsa Galaxy Buds+ kanë 22 orë jetëgjatësi baterie prej të cilave 11 orë të kufjeve dhe 11 orë bateria e kasës.

Edhe në fluturimin tuaj më të gjatë këto kufje do të mjaftojnë. Cilësia e zërit gjithashtu është përmirësuar duke u zhvendosur nga një driver dinamik drejt një sistem të dyfishtë shoqëruar nga tre mikrofonë për të anuluar zhurmat përreth.

Megjithatë nuk ka një opsion të anulimin e zhurmave dhe Galaxy Buds+ nuk janë dizajnuar për të konkurruar me AirPods Pro e as kufjet e fundit të Sony. Për këtë arsye kushtojnë edhe shumë më pak.

Lexo po ashtu:  Apple rregullon shkarkimin e baterisë së iPhone nga iOS 15.4

Me një çmim prej 149 dollarësh, 20 dollarë më shumë sesa Galaxy Buds, gjenerata e re justifikon rritjen e çmimit me përmirësimet e sjella.

Mbetet për tu parë nëse Samsung do të ofrojë diçka më konkurruese me AirPods Pro në Verë kur Galaxy Note të debutojë edhe pse gjithçka mbetet një spekulim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *