Hyni në vetëshërbim/supermarket për të blerë vezë, disa domate dhe makarona. Kur del, i ke duart plot dhe ke shpenzuar shumë më shumë nga ç’kishe ndërmend. Si ndodhi kjo?

Është pjesërisht faji juaj dhe pjesërisht faji i supermarketeve. Kudo t’i bëni pazaret, marketet janë të ndërtuara në mënyrë të tillë, që konsumatorët të blejnë më shumë dhe të blejnë më shtrenjtë.

Karrocat dhe shportat gjigande janë një ndër shkaktarët kryesorë të këtyre shpenzimeve të tepërta. Sa më e madhe karroca, apo shporta me rrota, aq më shumë vend kemi për të mbushur dhe na krijohet iluzioni sikur s’kemi blerë mjaftueshëm.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kur të dilni herës tjetër për pazare, merrni një shportë të vogël, që mbahet në dorë. Ushqimet e pashëndetshme si çokollatat e patatinat  janë gjithmonë vendosur strategjikisht në dy zona të marketit.

Në momentin që hyn në market, thuajse gjithmonë përballesh me këtë kategori produktesh.

Është rruga e vetme për të shkuar tek produktet që të nevojiten dhe s’u shmangesh dot. Gjithashtu, gjenden tek kasa, për një blerje të fundit para pagesës.

Lexo po ashtu:  Përse nuk duhet të përdorni “doktor” Google; Të gjithë të këqijat që vijnë kur kërkoni diagnoza të sëmundjeve

Produktet e rëndësishme, si buka, bulmeti apo mishi, janë gjithmonë në fund të dyqanit ose në një aneks të humbur.

Qëllimi është që konsumatori të bredhë gjithë marketin, të shtojë në shportë gjëra që me siguri nuk i nevojiten dhe në fund të gjejë ato për çfarë erdhi. Produktet e freksëta, frutat dhe perimet, janë gjithmonë në hyrje të marketit. Kujdes! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *