Në një postim në tuiter ish-ministri i Jashtëm i PDK-së (Kosovës), Petrit Selimi citon burime nga BE-ja sipas të cilave të paktën 3 shtete anëtare po përgatisin paketë për ndërprerej të fondeve IPA për Kosovën dhe pezullim të liberalizimit të vizave.

Postimit i është përgjigjur raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon që deklaron se nuk e ka dëgjuar një lajm të tillë, por prekja e këtyre dy elementëve as mund të imagjinohet.

Njoftime si këto të Selimit janë vazhdim i disa analizave që kanë nisur dje në Kosovë, sipas të cilave BE-ja po përgatitet për sanksione ndaj Kosovës. Siç shihet opozita e Kosovës po luan me situatën dhe aktorë të huaj ndoshta për të imponuar ndryshime në qeverinë e vendit.

Patriotizëm i zakonshëm shqiptar!

Lexo po ashtu:  Sanksione po, por me delikatesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *