Poezi nga Dritëro Agolli

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë,
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë,
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Lexo po ashtu:  Shokon gazetari i njohur: Është e kotë të shpëtosh pleqtë, obezët dhe duhanpirësit, do vdesin brenda dy vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *