Sinqeriteti, besnikëria, besimi, devotshmëria reciproke, respekti për individualitetin e ndryshëm, altruizmi… Këto janë pikat e forta të një miqësie.
Sigurisht që, në shumicën e rasteve, ngelen vetëm teorike dhe pikërisht atëherë mund të themi që marrëdhënia është toksike. Njerëzit toksik të marrin gjithë energjitë e mira dhe të ‘ngjisin’ negativitetin e tyre apo, në mos qofshin negativë, ato karakteristikat e zymta për të cilat askush nuk ka nevojë.
Si ta kuptoni që një marrëdhënie është e tillë?! Nëse ju përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme do ta gjeni me siguri përgjigjen.

Këmbanat e alarmit…

A është e besueshme miqësia juaj?
A ndihesh e pranuar për atë që je?
Të kritikon gjithmonë?
Të gjykon gjithmonë?
A je entuziaste kur shoqëroheni bashkë apo mërzitesh?
Keni interesa ndaj njëri/a -tjetrit/ës?
A është i/e lumtur për sukseset e tua?
A i mbështet vlerat e tua apo je gjithmonë në kërkim të aprovimit të tij/saj?
Të telefonon vetëm për të të folur rreth problemeve të tij/saj?
Pezmatohet për gjërat e bukura që të ndodhin?
A flet vetëm për veten kur jeni bashkë?

Lexo po ashtu:  Me tre hapa të thjeshtë mund të eleminoni problemet me tretjen e ushqimit

Po t’i jeni përgjigjur me sinqeritet të gjitha këtyre pyetjeve, do të arrini në përfundimet e duhura.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *