Problemet e gojës dhe dhëmbëve janë probleme që më së shumti hasen tek kafshët shtëpiake. Këto probleme shfaqen tek qentë e racave të vogla sesa tek macet.

Qentë kanë 42 dhëmbë, të cilët formohen të gjithë që në moshën 4 muajsh. Macet kanë 30 dhëmbë të cilat i plotësohen nga mosha 3-4 muajshe. Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve tek qentë përfshijnë: shfaqjen me ngjyrë të verdhë ose kafe të gurëzave përgjatë linjës së mishrave të dhëmbëve, inflamacion i mishrave të dhëmbëve dhe goja ka aromë të keqe. Simptomat e sëmundjeve të dhëmbëve tek macet përfshijnë: Krijimi i gurëzave me ngjyrë të verdhë ose kafe, inflamacion i mishrave të dhëmbëve dhe goja ka aromë të keqe të vazhdueshme.

Shenjat qe pronarët mund të dallojnë; Aromë e keqe e gojës, prekja e gojës me putra, gjakrrjedhje nga mishrat e dhëmbëve, shenja depresive etj.

Parandalimi i sëmundjes. Qeni ose macja juaj duhet të çohet në mënyrë periodike tek veterineri për kontrollin e gojës. Ju mund t’i lani dhëmbët e kafshëve tuaja me pastat e dhëmbëve të prodhuara posaçërisht për ta. Nuk duhet asnjëherë të lani dhëmbët e kafshëve tuaja me pastat e dhëmbëve për njerëz pasi kjo e fundit u shkakton atyre helmim dhe problem të aparatit tjetër. Pyesni veterinerin për biskotat dhe prodhime të tjera që ndihmojnë kafshët të mos krijojnë gurëza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *