Me siguri ju jeni të njohur me zakonet tuaja dhe dëmtimet që ato shkaktojnë në shëndetin tuaj. Por, çfarë ndodh me ato zakone që janë bërë pjesë e jetës suaj të përditshme? Një shëndet i mirë varet edhe nga zakonet fare të vogla por që për shëndetin kanë një vlerë të madhe.

Këtu janë 4 zakone të përditshme që po vrasin. Ja çfarë mund të bëni për të.

  1. Gërhitja

Nuk ka dyshim se një person i cili  gërhet, nuk është pikërisht partneri më i mirë i gjumit. Por më e rëndësishmja, shëndeti i tyre mund të jetë në rrezik, pasi gërhitja është një problematikë tepër e madhe. Sipas Shoqatës Amerikane të Gjumit, ky çrregullim mund të ketë pasoja serioze, presion të lartë gjaku, sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe diabet, prandaj vizitohuni tek mjeku juaj. Ka shumë mënyra për t’ju larguar gërhitjen, kështu që shkoni dhe kontrollohuni.

  1. Ndenja e tepërt para televizorit

Sipas hulumtimeve të raportuara nga USA Today , njerëzit që panë të paktën tre orë televizor në ditë dyfishuan rrezikun e një vdekjeje të hershme. Në të njëjtën histori, kardiologia e Shoqatës Amerikane të Zemrës, Nisa Goldberg tha se: Shikimi i televizionit është një aktivitet pasiv që kryhet ulur, dhe sigurisht njerëzit që e bëjnë këtë për orë të tëra, nuk i kushtojnë vëmendje stilit të jetesës së tyre. Kur jeni të ulur për një kohë të gjatë, enët e gjakut ngurtësohen, dhe kolesteroli në arterie rritet”.

Lexo po ashtu:  “I mbyturi të mbyt!”/3 sjelljet që ju nxjerrin nga vorbulla e njerëzve negativë

Pra, nëse keni qenë të ulur në punë gjatë gjithë ditës, merrni parasysh ecjen pak në mënyrë që të pastroni kokën tuaj në vend që të relaksoheni para televizorit tuaj.

  1. Shmangia e mëngjesit

Nëse ju pëlqen ideja ose jo, mos ngrënia e mëngjesit do t’ju shkaktoj një goditje tepër të madhe në stomak.  Në këtë mënyrë ju do të mund të merrni shumë kalori në gjërat që do të konsumoni gjatë ditës.  Keni kujdes shëndetin, mëngjesi është tepër i domosdoshëm.

  1. Pirja e duhanit dhe pija

Është fatale për organizmin. Mos e bëni! Ndërkohë që jeni duke pirë alkool apo duke shijuar një birrë, përpiquni mos e konsumoni bashkë me pirjen e duhanit. Kjo gjë ju dëmton shumë stomakun dhe mushkëritë. Nikotina bashkë me alkoolin është kombinim i tmerrshëm në stomakun dhe mushkritë tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *