Gibson Miller nuk e kishte marrë kurrë me mend që një puçërr e inflamuar, një nga të zakonshmet që i shfaqeshin para ciklit menstrual, ishte në të vërtetë kancer i lëkurës. Gjithçka nisi një vit më parë, kur mësuesja nga New York-u, vuri re praninë e një puçrre të vogël poshtë syrit të majtë, e cila filloi të zmadhohej çdo ditë e më shumë. Fillimisht nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se ishte diçka kalimtare, pasi e kishte vënë re edhe më parë, por filloi të kishte djegie dhe rrjedhje gjaku vendosi të konsultohej me një mjek.

Mirëpo 24-vjeçarja nuk e kishte marrë kurrë me mend se pas saj, fshihej një karcinomë e qelizave bazale, një lloj kanceri që zhvillohet ngadalë dhe që rrallëherë shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit. Ky lloj kanceri, njihet ndryshe edhe si kanceri jo-melanomë i lëkurës.

Pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimeve dermatologjike, mjekët arritën në konkuzionin se ky kancer fshihej prej tre vitesh në fytyrën e saj. Sipas Gary Goldenberg, profesoreshë e dermatologjisë në ‘’Icahn School of Medicine” në ‘’Mount Sinai Hospital”, kanceri i lëkurës mund të fillojë si një gungë e vogël, e butë, e ndritshme, e zbehtë ose e lëmuar, ose si një zonë e rrafshët e skuqur, e thatë ose me luspa. Pasi Gibsoni iu nënshtrua terapive të vazhdueshme dhe arriti të shërohej, vendosi të ndante historinë e saj për të ndërgjegjësuar edhe shumë vajza e gra të tjera. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se i vdekuri, martesa më shumë se dashuria dhe fiziku më shumë se intelekti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *