Kultura, arti, politika, historia, natyra dhe njerëzit nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka ekonomia. Kështu mendon Grenelli. Pyeteni Grenellin.

Ai e njeh dhe punon mirë për vdekjen e gjërave. Ftohtësia e tij është emri i rendit të sotëm. Fuqia e shtetit nga vjen është aq e madhe sa mundet lehtë, veç me përfaqësimin e një individi, të shkojë prej humanizmit të 1999-s te cinizmi i 2020-s.

Fuqia e shtetit nga vjen është aq e madhe sa injoranca e një individi të vetëm mund ta korruptojë përgjegjësinë e popullit amerikan në një çast të vetëm.
Sa më i fuqishëm një shtet, aq më i ditur duhet të jetë përfaqësuesi i tij. Një ngatërresë e vogël në rendin e historisë mund të prodhojë një të ardhme të dyshimtë morale për popullin e Serbisë. Një padije e lehtë në rendin gjeografik mund të prodhojë nje skizofreni kulturore dhe mendore në një popull të tërë, popullin e Kosovës. Nëse populli serb rehabilitohet prej krimit, lufta është e sigurtë në të ardhmen e afërt. Milosheviçi ngjallet. Vuçiçi del me fytyrën e tij të vërtetë.
Presidenti i Grenellit thotë më kot se e ka ndalur luftën. Luftën e ndali Clintoni. Trumpi e ktheu në të mundshme mes fjalëve dhe akteve të fundit. Nuk zhbëhet lufta duke i bërë të gjithë fajtorë, por duke i kërkuar fajtorit përgjegjësi për krimin.
Ekonomia nuk e zhduk faktin historik, ekonomia nuk e shuan formimin kulturor, ekonomia nuk e tret ndërlikimin politik. Nuk e bën të ardhmen të sigurtë as çeliku i hekurudhës, as aerodinamika e avionit, por vendosja e drejtësisë./Elvis Hoxha/
Lexo po ashtu:  Madhështorë teksti, e fuqishme gjuha, e bukur stilistika, diplomatike porosia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *