Britania mund t’i bashkohet koalicionit ushtarak të njohur si NATO-ja aziatike, një propozimi ky i Amerikës të SHBA për të zgjeruar anëtarësimin në këtë grup si kundërpeshë ndaj Kinës.

Aleanca në fjalë e njohur ndryshe si QUAD, mund të zgjerohet edhe më tej, pasi vetëm pak ditë më parë, shefi i ri i politikës së Presidentit Biden për Azinë skicoi një propozim të hartimit të vendeve shtesëi.

Sipas “Spectator”, Britania e Madhe është gati t’i bashkohet këtij grupimi.

Megjithëse propozimi nuk ka shkuar edne te kryeministri Boris Johnson, ai i ka vënë në pah ngjashmëritë midis politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe disa parimeve të përcaktuara nga Presidenti Biden.

Në administratën amerikane është rikthyer Kurt Campbell, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili gjatë mandatit të Obamës ishte ideuesi i strategjisë së “aksit aziatik”.

Në një shkrim për “Foreign Affairs”, me titull “Si mund ta mbështesë Amerika rendin aziatik”, ai miraton propozimin e Britanisë për të zgjeruar G7 në një grup më të madh demokracish që do të njihet si “D10”.

Lexo po ashtu:  Kina i nisë mjekë Serbisë për ta luftuar Covid 19, dje Vuçiq sulmoi ashpër BE’në

Johnson e ka ftuar Australinë, Indinë dhe Korenë e Jugut të bashkohen në samitin e G7 në Cornëall në qershor, ku pritet të zyrtarizohet anëtarësimi i tyre i përhershëm në aleancën e zgjeruar.

Një koalicion i tillë “do të jetë më urgjent për çështjet e tregtisë, teknologjisë, zinxhirëve të furnizimit dhe standardeve”, shkroi Z. Campbell.

“Koalicionet e tjera, megjithatë, mund të përqendrohen në parandalimin ushtarak duke zgjeruar të ashtuquajturin Quad, që aktualisht përbëhet nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, investimet në infrastrukturë përmes bashkëpunimit me Japoninë dhe Indinë dhe të drejtat e njeriut përmes të dhjetëra shteteve që kanë kundërshtuar kampet e internimit të Pekinit në Xinjiang dhe sulmin ndaj autonomisë së Hong-Kongut”, shton ai.

Në qeverinë britanike duket se ka gatishmëri për t’u bashkuar me një koalicion të ri për të drejtat e njeriut, si dhe “Quad”, edhe pse nuk ka ende asnjë vendim për asnjërën. Britania është një nga 24 vendet që e ka kritkuar hapur Kinën për abuzime kundër pakicës ujgure dhe në Hong Kong.

Lexo po ashtu:  Izolohet edhe Belgjika: Nga e hëna mbyllen bizneset jo-thelbësore dhe kufizohen vizitat në familje.

Kthimi i Presidentit Biden te qasja multilateraliste ndaj politikës së jashtme pas prirjeve izoluese dhe manovrave të paparashikueshme të Donald Trump ka sjellë një farë lehtësimi te diplomatët britanikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *