Facebook ka hequr nga rrjeti së fundmi një reklamë të presidentit amerikan Donald Trump ku ai bënte thirrje që ajo që njihet në SHBA si ‘Antifa’ – termi përmbledhës i protestave politike, anti-ra ciste, kundër eks tremit të djathtë – të njihej si grup te rrorist. Në njoftim, grupi elektoral i Trump shkruante: “Banda të rr ezikshme të majta po vërshojnë në rrugët tona duke shkaktuar me jhem. Ata po shkatërrojnë qytete tona prandaj po ju kërkojmë që të bashkoheni me presidentin Trump kundër ANT IFA. Shënoni emrin tuaj për të etiketuar ANTIFA si Organizatë Te rroriste.”

Postimi përfundon me një imazh të dukshëm të një trekëndëshi të kuq të përmbysur, që duket se ishte shkaku kryesor i heqjes së reklamës. Kjo sepse trekëndësha të përmbysur përdoreshin nga nazistët gjatë Luftës II Botërore për klasifikimin e të burgosurve. Disa ngjyra të kësi trekëndëshave përdoreshin në mënyrë që nazistët të kuptonin “krimin” e kryer nga secili prej të bu rgosurve. Në Memorialin e Holokaustit në SHBA thuhet se për shembull, një trekëndësh rozë vendosej në të burgosurit homoseks ualë, kriminelët duhet të mbanin trekëndësh jeshil në uniformat e tyre, ndërsa të burgosurit për ideologji politike mbanin trekëndëshin e kuq.

Lexo po ashtu:  Maduro shfaqet mes drejtuesve ushtarakë për të konfirmuar mbështetjen e tyre

Te këta të fundit përfshiheshin komunistët, social-demokratët, sindikalistët etj. Por a përdorin protestuesit amerikanë të Antifa trekëndësh të kuq? Në një komunikim me AP News zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh ka thënë se trekëndëshi i kuq i përmbysur është përdorur nga protestuesit Antifa, prandaj dhe është përdorur nga fushata presidenciale kundër tyre. Kjo narrativë është përsëritur nga mbështetësit e Trump por nuk ka prova aktuale. Facebook tha se kompania nuk lejon “simbole të ideologjisë së urrejtjes përveç kur ato dënohen dhe kur janë të vendosura në një kontekst”. “Në një situatë të tillë ne nuk e lejojmë në platformë, kudo që kjo të përdorej ne do të merrnim të njëjtën masë”, tha kreu i sigurisë së kompanisë Nathaniel Gleicher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *