Një burrë i pasur, donte që i biri të mësonte se cfarë do të thotë të jesh i varfër, për këtë e dërgon në fshat të kusherinjtë e tij.
Djali kaloi tre ditë e tre netë në fshat.
Kur i ati e mori, gjatë rrugës e pyeti :

– Cfarë do më thuash për këtë eksperiencë ?
– Shumë mirë…tha djali…
Po i ati nguli këmbë…
– Cfarë mësove ? insistoi babai…
– Ne kemi një qen, ata kishin katër.
– Ne kemi një pishinë me ujë të disinfektuar që arrin deri në fund të oborrit.
Ata kishin një lumë me ujë kristal, plot peshq e gjëra të bukura.
– Kopështi ynë arrin deri në fund të avllisë, ndërsa i tyre deri në fund të horizontit.
– E kemi kopeshtin tonë të ndricuar nga dritat e kamerat e sigurisë, kurse i tyre ndricuar nga yjet e hëna.
Ne e blejmë ushqimin tonë, kurse ata e prodhonin në tokën e tyre.

Ne duhet të blejmë CD e të paguajmë për të dëgjuar muzikë, ata dëgjonin simfoninë e zogjve e të kafshëve të tjera, e ndonjë këngë që e këndonin kur punonin në fusha.
– Ne për tu mbrojtur jemi të rrethuar nga disa kamera e plot alarme në cdo derë e dritare, ata jetonin me derë hapur të mbrojtur nga miqësia e fqinjëve të tyre.
– Ne jetojmë të lidhur nga interneti, celularët e televizoret, ata ishin të lidhur me jetën, qiellin, me fushat, me kafshët e tyre, me ujin, me fqinjët dhe familjet e tyre.
I ati mbeti mjaft i impresionuar nga ndjenjat e të birit…në fund djali tha :

Lexo po ashtu:  Liria që shërben për të zhdukur lirinë, duhet .... - Thëniet më të bukura për Lirinë

– Të faleminderit baba, që më mësove se sa të varfër jemi.
Cdo ditë që kalon e më shumë ndjehemi më të varfër teksa kohën e kalojmë ngujuar para një ekrani, ku lulet, zemrat, puthjet e panumerta që dërgojmë, nuk kanë aromën, shijen, ndjenjen e asaj që quhet jetë…
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *