Puna për organizimin e një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin do të bëhet pas gjetjes së një formule për territoret e pushtuara në Ukrainë.

Ky zhvillim i ri u zbulua nga Mikhail Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

“Në lidhje me territoret e pushtuara, pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar: kufijtë e vendit nuk mund të ndryshohen. Megjithatë, unë besoj se duhet të jemi të matur në gjykimet tona. De jure Krimea, Donetsk dhe Luhansk mbeten pjesë e Ukrainës, por ne nuk i kontrollojmë ato de factotha fillimisht zyrtari ukrainas.

Në të njëjtën kohë, ai u pyet nëse po shqyrtohet mundësia e kthimit të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut nën kontrollin e Ukrainës.

“Negociatat janë duke vazhduar. Ne po kërkojmë një formulë ligjore. Kur të gjendet, presidentët e Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë negociatat në një takim të posaçëm”, theksoi Podolyak.

Ai u pyet gjithashtu se ku dhe kur Zelensky mund të takohej me Putinin.

Lexo po ashtu:  Engel para takimit në Washington: Vuçiq – ministër i Millosheviqit, po e çon Serbinë drejt Rusisë

“Sapo të përfundojmë punën me kushtet, do të fillojmë të organizojmë një takim. Kjo do të jetë tema e javëve të ardhshme. Por vendndodhja nuk ka rëndësi për ne. Gjithçka është e mundur, përveç Rusisë”, tha Podolyak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *