Kur do të jetë vërtetë e lirë dhe sovrane Kosova?
Nga Jak Simoni

Kosova është tashmë prej dekadash e çliruar, aspiratë shekullore për gjithë shqiptarët, por ngjarjet e fundit, ku Presidentja ne detyrë dëbohet nga një pjesë e territorit të saj, dhe ngjarje të tjera të mëparshme tregojnë se shteti i Kosovës akoma nuk është tërësisht sovran në gjithë territorin e tij. Gjithashtu ajo është me një Kushtetutë të stërvitur (një zgjidhje praktike e momentit me funksion tashmë të ezauruar), që nuk ka si të jetë e përjetshme, me klauzola dhe pengesa që nuk i lejon sovranitet dhe liri të plotë për të vepruar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare si çdo shtet tjetër. Kjo ngjarje tregoi dhe një herë se Kosova është përballë problemeve madhore. Është në situatë që nuk mund të bëje hap mbrapa, por dhe hapat para janë tejet të komplikuar.

Në këto kushte, është më shumë e detyruar sesa e destinuar të gjej zgjidhje, ndoshta dhe të dhimbshme, për të qenë sovrane e lirë në vendimmarrje historike që i kalon “kufijtë” e saj perëndimor. Më keq është të përdorë retorikë nacionaliste, tashmë arkaike, e tw bëjë finta se kontrollon territorin, vetëm duke mbrojtur hartën e një flamuri artificial të shpikur brenda një nate. Tani është në një situatë, ku askush tjetër nuk mund ta zgjidhë problemet e saj: as UÇK, as NATO (misioni i tyre u mbyll në mënyrë më se të lavdishme), por vetëm mendjemprehtësia, maturia, arsyeja; dhe ndoshta diplomacia e liderëve të saj, e intelektualëve të saj dhe e popullit të saj me një shpirt të admirueshëm sakrifice dhe ndjenjë kombëtare.

Lexo po ashtu:  Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Kosova do te jetë vërtetë e lirë vetëm atëherë, kur Presidenti i saj ka të drejtë të shkojë në çdo skaj të saj dhe, kur ka të drejtë të bëjë vetë kushtetutën e saj që t’i lejojë të bashkohet ose të ndahet në mënyrë referendare më kë të ketë dëshirë shumica e banorëve. Ajo është e lirë vetëm atëherë kur ka të drejtë bashkohet, n.q.s konsensusi reciprok e lejon, me, bie fjala, Andorrën apo Amerikën, Ishujt Marshall apo Italinë dhe n.q.s. do dhe më gjysmën e saj shtetin amë të saj, që faktikisht nuk ka mundur të bëjë aq sa është dashur. Shtet i cili po kërcen me një këmbë të vetme, por vendnumëro drejt Evropës. Ne këndej nga ky shtet amë ndërhymë, ndoshta pa vend, sepse ndarja na ka bërë që problemet e Kosovës mos t’i njohim sa ato, por nisur vetëm nga shpresa, se një ditë do të bëhemi organizëm jetësor me dy këmbë për të ecur përpara si kombet tjera. Gjithë kjo aspiratë mos të jetë e ushqyer nga një nacionalizëm i verbër, por të frymëzojë për të fituar besimin në institucione vërtetë serioze e jetike që mishërojnë vullnetin e një kombi dhe që t’i hapë rrugë një ekonomie funksionale dhe një gjeopolitike të organizuar paksa më thjeshtë.

Lexo po ashtu:  Pushtetarët “Pashallarë” të Kosovës injorojnë krimet e luftës, nuk i bëjnë padi shtetit serb gjenocidal !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *