Ngrohja e shtëpisë është një bekim në muajt e ftohtë të dimrit. Por më shumë se gjysma e njerëzve e bëjnë çdo vit këtë gabim.

Sa më ftohtë të jetë përjashta aq më shumë e ngrenë të ngrohtin brenda shtëpisë, dhe pikërisht këtu fillon problemi dhe ju filloni të kuptoni që shtëpia juaj nuk po ngrohet më.

Ekspertët pohojnë se ju nuk duhet ta bëni këtë, pasi kjo do t’ju kushtojë para në mënyrë të panevojshme dhe nuk do ta bëjë shtëpinë tuaj të ndihet më e ngrohtë mbi të gjitha.

Ajo që rritja e temperaturës në ambientin tuaj të brendshëm bën ështëkjo, ju do të ndjeni nxehtë për një periudhë të shkurtër të ditës dhe pjesën e mbetur të filloni të ndjeni se shtëpia juaj nuk po ngrohet më.

Eksperti i Energjisë Greg Shreeve tha për Britaniken Telegraph.co.uk, se rritja e temperaturës do t’ju ngrohë shumë pak për pak çaste e do t’ju bëjë të humbisni shumë para.

Gjithashtu edhe metoda që sapo të ndizni kondicionerin ta çoni në gradën më të lartë, me idenë që do të ngrohet më shpejtë nuk do të shërbejë.

Lexo po ashtu:  3 receta të ujit detox për të patur një bark të sheshtë

Greg shtoi se “njerëzit e mendojnë se funksionon njësoj si me makinën, që sa më shumë ta shtypni gazin aq më shpejt do të ecni. Por në të vërtetë një termostat nuk kontrollon shpejtësinë në të cilën shtëpia juaj nxehet, thjesht kontrollon temperaturën finale.

SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *