Në epokën parahistorike ishte një nevojë, më pas u bë një bindje filozofike, një modë dhe në fund një këshillë mjekësore. Gjatë rrjedhës së historisë, vegjetarianizmi ka pasur momentet e tij, si edhe shumë mbështetës të shquar.

Gjatë parahistorisë, kur njeriu ushqehej me ato çka ofronte natyra, dieta ishte e bazuar në fruta, barëra dhe rrënjë. Më pas filluan të ushqehen me kërma apo me kafshë të vrara gjatë gjuetisë. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë ushqehet me mish. Ishte shpikja e zjarrit, e cila më pas kontribuoi në përtypshmërinë e mishit.

Që në zhvillimin e qytetërimeve të para, njeriu ushte gjithçkangrënës, por vetëm pasi mësoi të kultivonte tokën dhe të rriste kafshët filluan të ngrihen qytetet e para të organizuara, një shoqëri më komplekse dhe mendimi fetar.

Njeriu filloi të reflektonte mbi zgjedhjet e tij ushqimore dhe atëherë lindën mendimet e para mbi vegjetarianizmin. Arsyeja kryesore që shtonte këtë zgjedhje ishte e tipit etik-filozofik dhe bazohen në bindjen se është e gabuar të vrasësh dhe të bësh të vuajnë kafshët.

Lexo po ashtu:  Studimi/ A e ka shkaktuar njeriu këtë verë të nxehtë?

Këto bindje u përqëndruan sidomos në nënkontinentin indian, ku jodhuna u bë një bazë themeluese për fe si induizmi dhe budizmi.

Ndërkohë në Europë, ishin bindje të tjera që shtynin drejt vegjetarianizmit. Në shekullin e 6-të para erës sonë, në Greqi pati një lëvizje e cila e predikonte një jetë pa ngrënë asnjë ushqim me orgjininë nga kafshët, as mishin, vezët, e as leshin për të bërë tesha. Kjo rrymë synonte ta afronte njeriun më pranë perëndive.

Filozofi grek Pitagora ishte shumë i bindur për të mos u ushqyer me kafshë dhe ndjekësit e vegjetarianizmit quheshin “pitagorikë” deri në vitet 800. Kur kjo rrymë erdhi në Angli në këtë periudhë, atëherë filluan të quheshin vegjetarianë nga fjala anglisht për perimet.

Megjithatë, vegjetarianizmi nuk mundi të merrte një shtysë në Europë, për shkak të bindjeve të kishës se kjo ishte heretike. Shumë pak zëra mundën të dallohen jashtë korit, si Leonardo Da Vinci, i cili pohonte se “do të vijë një kohë kur do të gjykohemi për ngrënien e kafshëve në të njëjtën mënyrë si gjykohemi sot për kanibalizmin”.

Lexo po ashtu:  Shtatë këshilla për ty. Janë ndihmesë për jetën...

Në periudhën e rilindjes nisën edhe argumentat e parë shëndetësorë dhe pati një valë mjekësh në Europë që e promovonin dietën vegjetarianë.

Por me revolucionin industrial, ndryshoi mënyra e prodhimit të ushqimit ndaj u shtua edhe konsumi i mishit. Këto ndryshime nxitën edhe një kundërrevolucion, të quajtur Lebensreform, “reforma e jetës”, e cila lindi në Gjermani në fund të viteve 1800. Në shekullin e ardhshëm, kjo solli lindjen në Zvicër të komunitetit të Monte Verita, e cila tërhoqi mjaft filozofë, natyristë, ndjekës të mjekësisë dhe artistë.

Një nga vegjetarianët më të njohur në histori është edhe Adolf Hitler, ku sipas dëshmive ai nuk e pranonte mishin.

Sot motivimet etike ndërthuren me ato mjekësore dhe ambientale: mbarështimi i kafshëve është përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të gazeve serë dhe kultivimi i drithërave për kafshët ka kosto të mëdha energjetike. Shumë studime gjithashtu konfirmojnë se mishi i kuq është i dëmshëm dhe se dieta vegjetariane është më e shëndetshme.

Parashikimet botërore thonë se numri i njerëzve që ndjekin këtë dietë do të rritet gjithmonë e më shpejt, çka na sjell në parashikimin e Leonardo da Vincit, nëse ka ardhur momenti që të bëhemi të gjithë vegjetarianë.

Lexo po ashtu:  Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është “më e dobët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *