Reflektoni për një moment mbi lumturinë që keni ose nuk keni në jetën tuaj. Nga varet kjo lumturi? Nga ti? Nga të tjerët? Një gabim që shpesh e bëjmë dhe që na bën të ndihemi të palumtur është fakti që varemi nga të tjerët për të qenë mirë. Nëse të tjerët nuk janë të lumtur, as ne nuk jemi, por nuk funksionon kështu!

Nuk identifikohesh me këto fjalë? Ndoshta me disa nga situatat që do të flasim, po.

Të dakordësohesh me të tjerët

Në jetë gjithmonë përpiqemi të shkojmë mirë me të gjithë. Me çfarë qëllimi? Të shmangim që ata flasin keq për ne, të shmangim diskutimet, të shmangim ndjenjën e keqe dhe ndjenjën e fajit … Në fund të fundit, sa herë që është e mundur, ne përpiqemi të bëjmë atë që të tjerët presin prej nesh, për të shmangur krijimin e konflikteve.

Por gjërat nuk funksionojnë në atë mënyrë. Nëse dy njerëz mendojnë ndryshe dhe lind një konflikt, mos u ndjeni keq ose fajtorë! Të gjithë duhet të respektojmë mendime të ndryshme nga tonat dhe nëse dikush nuk mendon si ne, nuk duhet të ndihemi keq.

Lexo po ashtu:  Vëmendja – çelësi i një martese të lumtur!

Frika jonë është ajo e të ndjerit në faj. A po bëni gjithçka që të shmangni ndërlikimet dhe të jeni “të lumtur”? Lumturia fillon me veten dhe nuk mund t’i shtypni emocionet nga frika se të tjerët nuk janë të lumtur. Lumturia juaj fillon kur i jepni vetes vlerën që meritoni.

Mësoni të jeni të lumtur

Nëse lumturia juaj varet nga të tjerët, do të vijë koha kur do të kuptoni se nuk jeni aspak të lumtur. Ju në të vërtetë po kërkoni lumturinë e të tjerëve dhe jo tuajën. Ju po kërkoni sigurinë për të shmangur një debat, gëzimin e të qënit rehat me të gjithë, por në realitet vazhdimisht shqetësoheni për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Mos lejoni të jeni të prekshëm nga mendimet e njerëzve të tjerë! Ju duhet të besoni në veten tuaj, në mundësitë tuaja dhe të mos vareni nga miratimi i atyre përreth jush, për të qenë të lumtur. Ju nuk keni pse të keni gjithçka nën kontroll, nuk keni pse të kënaqni të gjithë. Eshtë një detyrë e pamundur dhe vetëm do të ndiheni të frustruar.

Lexo po ashtu:  Pija më efikase për shkrirjen e dhjamit, për një trup të bukur në plazh, por jo vetëm

Ju nuk keni nevojë të merreni vesh me të gjithë ose të ndjeheni përgjegjës për çdo situatë. Pranoni që lumturia e të tjerëve nuk duhet të jetë dhe nuk është e juaja, se gjithmonë do të jetë dikush që nuk ju pëlqen dhe kjo është diçka që nuk mund ta shmangni, në asnjë mënyrë. Mësoni të jeni të lumtur pavarësisht kritikave, refuzimeve dhe konflikteve … Mendoni së pari për veten tuaj, jo për të tjerët. Jini egoistë për një herë, nuk është gabim.

Një çështje qëndrimi

Në fillim, trajtimi i situatës nuk do të jetë i lehtë. Nga inercia do të vazhdoni të dëshironi të kënaqni të tjerët dhe të keni gjithçka nën kontroll për të shmangur grindjet dhe debatet. Kjo duhet të ndalet, sidoqoftë. Dhe kërkon shumë përpjekje. Së pari, duhet të jeni të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodheni dhe pastaj të punoni për ta ndryshuar atë.

Pasi të keni njohur vlerën tuaj, atë që meritoni dhe të keni kuptuar se lumturia varet vetëm nga ju, atëherë do të jetë koha të përballeni me të gjitha ato gjëra që më parë i keni shmangur. Nëse dikush mendon ndryshe nga ju ose përpiqet të kontrollojë jetën tuaj sipas dëshirës, ​​përgjigjuni njësoj! Përveç që ju jep adrenalinë, kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë!

Lexo po ashtu:  Digjni 100 kalori në 5 minuta (Video)

Ju gjithashtu duhet t’i jepni vetes disa përgjigje. Secili prej nesh gjen lumturinë në gjëra të ndryshme. Prandaj nuk mund të lejoni që tuajat të varen nga të tjerët, sepse është personale. Ndoshta keni frikë se jeni të lumtur ose ndoshta kjo kërkon shumë përgjegjësi. Në çdo rast, vetëm ju mund ta gjeni lumturinë tuaj.

Cili është kuptimi i lumturisë për ju? Kjo është pyetja e parë që duhet t’i përgjigjeni. Por mos gaboni të mendoni për të tjerët. Jo, tani është koha të mendoni për veten tuaj. Jini të përgjegjshëm dhe gjeni lumturinë tuaj.