Për shqiptarin, gjaja ma e turpshme ka kenë vesi i pederastisë, dhe kush do që hetohej me at ves përbuze

Në vitin 1937, ministri i Brendshëm i Mbretërisë Shqiptare të Ahmet Zogut, Musa Juka ngrinte si shqetësim përhapjen e asaj që e cilësonte si amoralitet në vend dhe “pederasti”, shkruan MekuliPress.com

Ai e kishte fjalën për marrëdhëniet homoseksuale. Sipas tij, ato ishin përhapur edhe në male, vende që kishin më të pathyeshëm qëndresën.

Shqetësimi i Musa Jukës 

“…Mjerisht kohët e fundit, ndjenja virtytit të naltë të moralit asht tue i çdukë dhe vendin e saj po e xen epshia e turpshme e imoralitetit e ç’ka asht ma keq e pederastisë. Për shqiptarin, gjaja ma e turpshme ka kenë vesi i pederastisë, dhe kush do që hetohej me at ves përbuzej. Ndër malsina një ves i tillë as që u njihte. Prej njoftimeve që bëjnë qarqet shohim se vesi i turpshëm i pederastisë po përhapet në një mënyrë shqetësuese. Asht nevoja pra që, kundër këtij vesi të merren masa luftimi pa kursyer asnjë mjet…” (AQSH, Fondi 152/20, Dosja 230, mikrofilm, viti 1937).
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  SHKURT E SHQIP/ Wesley Clark: Është koha që Serbia ta njohë Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *