Disa thënie për jetën nga Sokrati

“Ekziston një e mirë e vetme: dituria. Ekziston një e keqe e vetme: padituria”.

“Martohu me çdo kusht. Nëse merr një grua të mirë, jeton i lumtur. Nëse merr një grua të keqe, bëhesh filozof”.

“Të ligjtë jetojnë për të ngrënë e për të pirë, të mirët hanë e pijnë për të jetuar”.

“E vetmja mençuri e vërtetë është të kuptosh se nuk di asgjë”.

“Jeta e pakontrolluar nuk ia vlen të jetohet”.

“Habia është fillimi i mençurisë”.

“Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë. Unë vetëm mund t’i bëj ata të mendojnë”.

“Bëhu i mirë, sepse kushdo që takon, është duke kaluar një betejë të vështirë”.

“Ai që dëshiron të ndryshojë botën, duhet të ndryshojë fillimisht veten e tij”.

“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja mbetet vegël në duart e humbësit”.

“Nuk ka rëndësi nëse martohesh apo nuk martohesh. Në secilin prej rasteve do të pendohesh”.

“Edhe nëse do ta kalosh jetën tënde duke vrarë, nuk mund t’i zhdukësh të gjithë armiqtë e tu. Ama nëse e shuan zemërimin tënd, armiku yt i vërtetë është mundur”.

Lexo po ashtu:  BE-SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *