Të gjithë njohim apo kemi një të afërm të cilët sa herë që duhet të udhëtojnë i zë makina, siç njihet fenomeni i marrjes së mendve dhe të përzierat gjatë udhëtimit. Ky problem kthehet në një shqetësim si për personat që vuan, edhe për ata që udhëtojnë me ta. Me nisjen e sezonit të verës, kur lëvizjet me makinë janë më të shpeshta, ky problem duket sikur bëhet edhe më shqetësues. AgroWeb.org ju sjell disa metoda natyrale që shërbejnë si kura për të lehtësuar të përzierat dhe marrjen e mendve për personat që janë të ndjeshëm ndaj udhëtimeve.

Konsumoni xhenxhefil Mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë që të pini para udhëtimit tuaj ujë me xhenxhefil, apo dhe feta të vogla të thara. Kjo rrënjë përmban substanca antioksiduese si xhenxhifet, të cilat në kontakt me mukozën e stomakut, neutralizojnë acidin e tepërt duke mos lejuar prodhimin e tepërt të lëngjeve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org shumica e pilulave që parandalojnë të përzierat, kanë një përmbajtje të konsiderueshme të xhenxhefilit.

Lexo po ashtu:  6 ushqime që burrat duhet t’i hanë çdo ditë

Pini vitaminë B6 Gjatë një studimi të kryer me gratë shtatzëna, u testua çfarë ndikimi kishte Vitamina B6 në kontrollimin e të përzierave në muajt e parë. Ajo që u vu re ishte se vetëm tek 26% të rasteve kjo formulë nuk funksionoi. Gjithsesi AgroWeb.org ju këshillon që të komunikoni dhe me mjekun tuaj për mënyrën më të mirë për të luftuar këtë problem. Ulu në sediljen e parë dhe mos përdorni celularin Duke u bazuar në të dhënat e ekspertëve, rezultoi se kur të zë makina, trupi, veshi i mesit dhe sytë transmetojnë sinjale konfuzuese në sistemin nervor. Lëvizja e pamjes me shpetjtësi rreth jush, dhe fakti që ju jeni duke qëndruar në vend, krijon një problem në perceptimin e fokusit për trurin. Nëse ju përqëndroni sytë tuaj në pamjen përpara, dhe të vështroni horizontin, mund ta ‘gënjeni’ trurin se nuk po lëvizni. Shumë problem është kur qëndroni në celular gjatë udhëtimit, pozicioni i qafës suaj sjell shtim të simptomave.

Lexo po ashtu:  Si të mbroni sytë përpara kompjuterit, mësoni disa këshilla

Mos udhëtoni asnjëherë me stomakun bosh Sigurohuni që kur keni për të udhëtuar, qoftë me makinë, anije apo avion, të hani diçka. Në këtë mënyrë ju do të evitoni simptomat e të përzierave. Dhe gjatë udhëtimit mbani me vete ushqime të shëndetshme, siç janë frutat e thata. Kjo në mënyrë që stomaku të mos jetë bosh. Megjithatë mos e tejkaloni me ushqimin. Mundohuni të konsumoni vakte të shpeshta dhe të vogla në sasi, si dhe të konsumoni ujë.

Kanella Të gjithë e njohim kanellën për aromën dhe shijen e saj të veçantë. Në këtë rast ajo shndërrohet në një metodë shumë të mirë për të luftuar simptomat. Nëse mbani një shkop kanelle në gojë gjatë udhëtimit tuaj, ju do të nxisni shqisat e shijes dhe të nuhatjes, duke i ‘hutuar’ receptorët nga ndjesia e lëvizjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *