Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë studime, kanë zbuluar se pirja e disa filxhanëve kafe në ditë, ndihmon shumë shëndetin e mirë të njerëzve. Tani, një studim i ri ka zbuluar se konsumi i 2-3 filxhanëve kafe në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të zemrës, madje mund të zgjasë jetën.

Studiuesit analizuan të dhënat e afro 400.000 njerëzve në të 50-at pa sëmundje të zemrës, dhe ndoqën ecurinë e shëndetit të tyre për një dekadë. Ata zbuluan se konsumi i 2–3 filxhanëve kafe çdo ditë ishte më e mira e mundshme, pasi njerëzit shfaqnin një rrezik 10-15 për qindmë të ulët për zhvillimin e sëmundjes koronare të zemrës, atakut kardiak, apo rrahjeve të parregullta të zemrës.

Përfitimet ishin të pranishme, pavarësisht nëse pjesëmarrësit pinin kafe ekspres apo të bluar. Nga ana tjetër kafeja pa kafeinë, nuk dha të njëjtat përfitime shëndetësore. Po ashtu studiuesit analizuan njerëzit që kishin përjetuar tashmë disa probleme me zemrën, dhe zbuluan se 2-3 filxhanë kafe në ditë lidheshin me një shans më të ulët për të vdekur, në krahasim me moskonsumimin e kafes, pavarësisht frikës midis disa mjekëve se stimulimi nga kafeina mund t’i përkeqësojë problemet e zemrës.

Lexo po ashtu:  Pse nuk duhet që ta pish KURRË kafenë, me stomakun bosh

“Të dhënat tona sugjerojnë se konsumimi i përditshëm i kafesë, duhet të përfshihet si pjesë e një diete të shëndetshme për njerëzit me dhe pa sëmundje të zemrës”– thotë profesor PeterKistler, ekspert në Institutin e Zemrës dhe Diabetit në Melbërn të Australisë, i cili drejtoi studimin.

Kokrrat e kafesë përmbajnë më shumë se 100 përbërës, që ndikojnë në nivelet më të ulëta të inflamacionit dhe një rritje të metabolizmit. Studiuesit thonë se këto mekanizma, mund të jenë pjesë e arsyes pse kafeja mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Këto elementë mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, e cila ul sheqerin në gjak dhe rrit metabolizmin. Po ashtu kafeina e redukton oreksin, gjë që mund të çojë në një shkallë më të ulët të obezitetit dhe problemeve shëndetësore të lidhura me të.

Studiuesit përdorën të dhëna nga BioBank në Britaninë e Madhe, një bazë të dhënash që përmban informacione shëndetësore mbi më shumë se gjysmë milionë britanikë, të cilët janë analizuar për një dekadë. Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor, ku ndër të tjera u pyetën se sa kafe pinë në ditë.

Lexo po ashtu:  FATI YT SOT, HOROSKOPI 4 QERSHOR 2020

Në studimin e parë, ekipi ekzaminoi të dhënat e 382.535 njerëz, me moshë mesatare 57 vjeç pa probleme me zemrën. Rezultatet e studimit, të cilat do të prezantohen edhe në Konferencën Amerikane për Kardiologjinë në Uashington, tregojnë se pirja e 2-3 kafeve në ditë ofron edhe përfitimin shëndetësor më të madh.

Rreziku që njerëzit të vuanin nga sëmundjet koronare të zemrës, apo problemet me ritmin e zemrës ose vdekja nga çfarëdolloj arsyeje, ishte në fund të studimit 10–15 për qind më i ulët.Ndërkaq, ekipi zbuloi se ata që pinin një filxhan kafe në ditë ishin më pak të rrezikuar të pësonin një goditje në tru apo për të vdekur nga problemet e zemrës.

Kistler thotë se ekziston një “gamë e tërë mekanizmash nëpërmjet të cilëve kafeja mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të zvogëlojë vdekshmërinë”. Në pjesën e dytë të studimit, ekipi ekzaminoi 34.279 njerëz me sëmundje kardiovaskulare, për të përcaktuar se si konsumimi i kafesë ndikonte në shëndetin e tyre.

Lexo po ashtu:  Pse disa fëmijë priren të jenë më të dhunshëm se të tjerët, kush e ka fajin?

Në përgjithësi, ata që konsumonin 2-3 filxhanë kafe çdo ditë, kishin më pak gjasa të vdisnin gjatë një periudhe 10-vjeçare, dhe pirja e çdo lloj sasie kafeje nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve me ritmin e rrahjeve të zemrës, gjë që disa mjekë e përmendin si një arsye për të reduktuar konsumin e kafesë, pasi sipas tyre kafeja shkakton rrahje të shpejta të zemrës dhe aritmi.

Ekipi zbuloi se edhe ata që vuanin nga fibrilacioni atrial, një problem i zakonshëm i ritmit të zemrës, dhe që pinin një kafe në ditë, kishin gati 20 për qind më pak gjasa të vdisnin gjatë 10 viteve të survejimit të tyre, krahasuar me ata që nuk pinin fare kafe.

Kistler tha se mjekët “kanë zakonisht kanë një shqetësim të caktuar” për njerëzit që pinë kafe,dhe sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare ose aritmitë. Por studimi që ai drejtoi, arriti në përfundimin se pirja e kafesë çdo ditë është e sigurt, dhe mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *