Nuk duhet kurrsesi të fillojmë një diskutim nëse jemi të zemëruar. Ndoshta gjithsecili e di që kjo është e vërtetë. Por, ndonjëherë ne e humbin kontrollin e emocioneve tona gjatë një diskutimi të nxehtë dhe nuk mundemi ta ndalojmë, madje mund ta shtyjmë më tej debatin, derisa të jetë shumë vonë.

Ja tri arsye të qarta pse nuk duhet kurrë të debatoni nëse jeni të zemëruar.

1. Mendon se të gjithë janë kundër teje

Kur është i zemëruar, një person humb jo vetëm kontrollin e emocioneve, por edhe besimin, për shkak të faktorëve që kanë të bëjnë me funksionin e brendshëm të trurit.

Psikologët thonë se për këtë arsye, ne e cilësojmë çdo fjalë apo gjest të personit që kemi përballë një fyerje. Kjo bën që tonet e bisedës të nxehen, çka do të çojë padyshim në fundin e kësaj marrëdhënieje.

2. Padashur do të zemërosh edhe të tjerët

Gjatë studimeve të panumërta, shkencëtarët kanë provuar gjithashtu se nëse ju jeni i zemëruar, edhe personat e tjerë përballë jush do të ndihen të zemëruar gjithashtu.

Lexo po ashtu:  𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞: 𝐀𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐡𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬; 𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐡𝐮𝐚𝐣?

Ky fakt e përforcon më tepër idenë se nuk do të jeni kurrsesi në gjendje të zgjidhni një konflikt kur jeni të zemëruar.

3. Nuk do të jesh në gjendje të dëgjosh kundërshtarin tënd

Zemërimi e ‘mpin’ aftësinë tuaj për të qenë racional. Ja përse gjatë diskutimit ju mendoni më keq për njeriun që keni përballë se sa gjatë një situate të zakonshme. Në këto kushte, ju do të jeni i paaftë për t’u treguar i paanshëm përballë kundërshtarit tuaj dhe të vëreni aftësitë e tij më të mira.

Por nëse gjatë debatit e shihnin kundërshtarin si një person të zgjuar dhe karizmatik, nuk do të mendoni se problemi është aq serioz, ndaj do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë më shpejt dhe me më shumë efektivitet.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *