“Emri ynë jemi ne. Ne që lëvizim për të vendosur vetë qytetarët. Në parim, e drejta për vetëvendosje demokratike të popullit të Kosovës, është e drejta që ky popull të shprehet për shtëpinë e vet, se a e do Republikë a Monarki, a e do bashkë me Shqipërinë a jo.

Brenda kërkesës për realizimin e kësaj të drejte pozicioni subjektiv i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është për Republikë dhe për Bashkim me Shqipërinë, si e drejtë qytetare dhe njerëzore, në frymën e bashkimit të kontinentit tonë evropian, si nevojë ekonomike, e sigurisë dhe kulturës të të gjitha shtresave të shoqërisë sonë. Serioziteti ynë është vendimtar për t’i bindur partnerët ndërkombëtarë që të jenë bashkëpunues me neve në këtë projekt, i cili është edhe në të mirë të rajonit.”

(Albin Kurti, 13 janar 2018)
Lexo po ashtu:  Abazi: "Propaganda e pseudo/quazi mediave qenkan ndërsye dhe paskan intensifikuar fushatën me lajme të rreme dhe tituj me të pavërteta e jasht kontekstit. E dijnë njerëzit mirë kush është Expressi , Buzhala e t7, edhe Periskopi e Mirena, edhe Blici e Gashi e për RTK e dijnë që moti."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *