Kryeministri i vendit Albin Kurti është lajmëruar me anë të një shkrimi në Facebook pas raportimit nga Ministri i Shëndetësisë , Arben Vitia se është konfirmuar edhe personi i tretë me Covid 19 në Kosovë.
Kurti ka bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe të shtohet kujdesi. Ai tutje shkruan se nëse dikush ka simptoma të sëmundjes mos të paraqitet në spital por të telefonojë në numrin 038 200 80 800.
Lexo po ashtu: Deklarata e kancelares Merkel: Numrat e infektimeve po stabilizohen por shumë ngadalë