Samiti i Procesit të Berlinit mbledh të hënën në Tiranë krerët e vendeve të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prania në tryezë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Brnabiç dukej si një mundësi për afrimin mes palëve, por kryeministri Edi Rama ia mbyll derën një zhvillimi të tillë. Sipas tij ky nuk është vendi për takime për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punës së liderëve, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme, që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE” – tha Rama.

Deklaratën ai e bëri i pyetur gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi pasditen e së dielës në Tiranë me Presidenten e Komisionit Eurian, Ursula Von der Leyen. Kjo e fundit foli për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

Lexo po ashtu:  Ministri norvegjez i Shëndetësisë: E kemi vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit

“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE” – tha Von der Leyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *