Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Tuitter ka premtuar se do të heqë taksën personale në të ardhura për ata persona që kanë të ardhura deri në 300 euro në muaj.

“Në një ekonomi ku 18% e popullatës jeton në varfëri të skajshme, askush nuk duhet që të paguajë taksë në të ardhura për mbijetesë, andaj unë do të përjashtoj nga taksa personale mbi të ardhura ata që kanë rrogë përfundi 300 euro në muaj”, ka thënë Kurti.

Kurti këtë premtim e ka bërë gjatë shpalosjes së programit së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky program do të transformojë Kosovën duke ulur shpenzimet e tepërta qeveritare, lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe do të prezantojë një epokë të re në sundimin e ligjit, barazisë dhe drejtësisë”, ka thënë tutje ai.

Lexo po ashtu:  Rama ngacmon Vuçiçin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *