Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk është anuluar asnjëherë ndonjë vendim dhe nuk do të anulohet kurrë asnjë vendim.

Ndërsa, për bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve Kurti ka thënë se është bërë me një qëllim.

“Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dorëhiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, zgjedhjet në katër komunat u shtyn në prill me vendim të presidencës, jo vetëm pse policia ka konstatuar rrezik, por për shkak se nuk ka kushte për votë të lirë të qytetarëve.

Ai ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet në datat e planifikuara, serbët do të ishin të vetmit që do të frikësoheshin të dilnin në zgjedhje.

Lexo po ashtu:  53% e vaksinave janë blerë nga vendet e pasura, mjaftueshëm vetëm për 14% të popullsisë

“Shtyrja nuk është bërë për shqiptarët, por për serbët”, ka thënë kryeministri. Pasi sipas tij, Qeveria dëshiron që dalja në zgjedhje të mos jetë minimale, pasi po të mbaheshin zgjedhjet javën e kaluar, shqiptarët, boshnjakët e romët do dilnin, por serbët do të frikësoheshin të dilnin.

“Rreziku është evident, por frika është më e madhe, dhe kjo frikë nuk krijon kushte për zgjedhje të lira për votë të lirë të qytetarëve”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale.

“Ne jemi qeveri e paqes që do ta ruajë sigurinë e të gjithë qytetarëve. Militarizimi i Serbisë na ka sjellë në këtë gjendje. Ky militarizim është kërcënim për gjithë rajonin tonë. Ne pas mbledhjes erdhëm në vendim për më shumë vigjilencë e siguri”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Kurti ka pranuar se se dialogu me Serbinë që nga 18 gushti ka rend logjik, dhe se është i gatshëm që sa më parë të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke në qendër.

Lexo po ashtu:  Vazhdon seanca e nisur më 9 korrik dhe e ndërprerë një ditë më vonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *