Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se Kosova me aktakuzat e Speciales po paguan gabimet politike.

Kurti thotë se prokuroria Speciale po akuzon se kishte pasë ndërmarrje të përbashkët kriminale në UÇK si sterukturë paralele, por ai thotë se kjo është e pavërtetë, sepse me një strukturë paralele do duhej të kishte edhe qëllim paralel.

Çlirimi ishte qëllimi e jo fitimi i kontrollit, thotë Kurti.

Ai kërkoi nga shteti i Kosovës që të organizojë mbrojtjen e të akuzuarve edhe pse ata veçsed kanë avokatë.

“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani. Gjykata Speciale është e një anëshme ndaj UÇK-së si palë ndërluftuese dhe ndaj neve si shqiptarë. Prokuria Speciale po e konsideron një pjesë të UÇK-së si pjesë kriminale, thua se kemi pasë edhe UÇK edhe ndërmarrje të përbashkët aty, prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë kriminale. UÇK kishte shtab të përgjithsëm e shtrukturë deri tek brigadat. Lajmi se kishte strukturë kriminale nuk është i vërtetë. Kjo prokurori do duhej të thoshte se nga kjo ndërmarrje të përbashkët kriminale kishte edhe qëllim paralel, sepse nuk mund të ketë ndërmarrje paralele pa qëllim paralel. Çlirimi ishte qëllimi e jo fitimi i kontrollit. Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e koordinojë mbrojtjen e të pandehurve, ata kanë avokatë por nevojitet bashkërendim. UÇK ishte e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojnë atë e sidomos Qeveria.”, deklaroi Kurti në konferencë për media.

Lexo po ashtu:  Fakte, kritika, argumente dhe shpresë, Ju flet Albin Kurti...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *