Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Me këtë rast Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.

Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti ka emëruar edhe Aziz Bicin, këshilltar politik të tij dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.

Kurti, i ka uruar Aziz Bicit suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Botëkuptimet e Sami Frashërit dhe Vaso Cubrilloviqit përmes veprave të tyre - Copëza nga "Publikja shqiptare 3, Fraza politike" (2018)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *