Po vazhdon debati i ashpër mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Kurti ka replikuar me deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së.

Ai është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepit, e cila e akuzoi për nisje të krizës.

Kurti ka thënë se ai po shantazhohet dyfish, pasi po i kërkohet të nis “dialogun si të papërgatitur” dhe “të hyjë në një dialog ku marrëveshja e gatshme është kryer mes dy presidentëve”.

Ai ka sfiduar deputetët duke thënë se duhet ta provojnë se a mund ta udhëheq ai dialogun.

“Pse nuk e shkarkova një tjetër ministër të LDK-së. Pse jo një ditë tjetër, po atë ditë. Sepse, kur e pyeti gazetari, a jeni ju për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme siç po e kërkon presidenti Thaçi, tha po sigurisht. Nuk mundesh ashtu. Pra, Qeveria e Kosovës, nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrin në mesnatë, e në mbledhjet që mbahen, nuk flasin. Kjo është e para. E dyta: Nëse dyshoni a mund ta udhëheq unë dialogun me Serbinë, më provoni edhe kqyrni seri. Unë kam propozuar ekipin politik përfaqësues me 20 veta: Unë si kryeministër, kryeparlamentarja Osmani, presidenti Thaçi dhe nga një përfaqësues të partive parlamentare. Ky ekip do të udhëhiqej nga kryeministri. Por, një herë nuk ka dialog. Në njërën anë, sepse dialogu nuk është përgatitur, e në anën tjetër të thonë hajde për marrëveshje të gatshme, tashmë të kryer midis dy presidentëve. Ky është shantazhi i dyfishtë, të cilin unë nuk e pranoj”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Kurti: Jam politikani i parë që bëhem kryeministër pa premtuar vizat

Kryeministri ka theksuar se nuk e kthen ministrin e shkarkuar Agim Veliun, pasi ai ka thënë se nuk ka ambicie politike për karrige.

Ai ka treguar se marrëveshja është shkelur nga LDK-ja, kur i është kërkuar të heq dorë nga reciprociteti.

“Kjo seancë, nëse mendoni se e kam për ambicie e mia politike, atëherë po hoqa dorë nga reciprociteti dhe po e ktheva ish-ministrin, kjo seancë mbetet pa objekt, po unë se bëj këtë. Unë se kam për karrige. Po ta kisha për karrige, me një fjalë të vetme do të kryhej kjo seancë. Po unë s’e kam ndërmend me kry. Nuk është çështja me heq tarifën, po me heq dorë nga reciprociteti. E këtu zonja Bunjaku, është shkel së pari marrëveshja jonë. Kjo është gabim”, ka deklaruar Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *