Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në Twitter në të cilin ka argumentuar se presidenti serb po zotohet se do ta shkelë pikën 4 të planit franko-gjerman.

Kurti analizoj deklarimet fashiste të djeshme të presidentit serb, Vuciq, i cili u zotua se Serbia nuk do ta pranon anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Nenit 4 të propozimit të BE-së.”– u shpreh z. Kurti, për komentet e bëra nga Vuçiqi dje për RTS.

“Normalizimi i marrëdhënieve është i mundshëm vetëm nëse të dyja palët negociojnë me mirëbesim. Serbia me sa duket vendosi që të mos e bënte,” – paralajmëron me këmbungulje, Kryeministri Kurti.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: “Sa i përket Dhomave të Specializuara, brengën e shqetësimin dhe kritikën e kundërshtimin tim, e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015

Çka tha nacionalisti Vuçiq?

“Serbia ka gatishmëri që të punojë për zbatimin e shumë gjërave nga propozimi, por ne e bëmë një kundërshtim të madh e të qartë. Këtë gjë ia thashë Macronit dhe Scholzit në Mynih, dhe krejt liderëve të mëdhenj. Është fjala se nuk dua dhe nuk mund të bisedohet për njohje reciproke dhe për pranim e hyrje të Kosovës në OKB. Më thanë që nuk ka negociata për këtë gjë. E përsëris, nuk do të marrë pjesë në zbatimin e disa gjërave… I thashë Macronit, Scholzit, Lajçakut. Ndërsa unë jam president i Republikës, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale e as joformale të Kosovës, as anëtarësim në OKB,” – u shpreh mbrëmë fashisti Vuciq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *