Është zhvilluar mbledhja e parë e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti udhëhoqi mbledhjen e qeverisë së tij e cila ka 15 ministri, 10 të udhëhequra nga meshkujt, pesë nga femrat dhe dy zv/kryeministra.

Kurti pranoi sot detyrën zyrtare nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.

Në mbledhjen e parë ceremoniale, Kurti tha se do të ishte mirë që të gjithë të mësojnë përmendësh programin qeverisës që del nga marrëveshja e përbashkët.

“Të gjithë do të zgjohemi në mëngjes e do të flemë në mbrëmje me këtë program.Të bëhemi të thjeshtë e të drejtë ashtu siç janë qytetarët tanë, aq të njëjtë.Minsitri i Bujqësisë të kalojë më shumë kohë me fermerët, sesa në zyre, e  ministri i Shëndetësisë do të kalojë më shumë kohë me pacientët. Pra, jo të rrinë ulur në kolltukë, por të zbresin poshtë tek qytetari, sepse atje është e vërteta jonë.Mandati është mirë të kuptohet si privilegj për të shërbyer, e jo për të urdhëruar. I jepni kuptim pozitës së ministrit, cfarë s’ka pasur asnjëherë në Kosovën e pasluftës. Duhet punuar si ekip, sukseset dhe dështimet janë kolektive e jo personale, aq më pak partiake. Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Fushata shqiptare pati sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

Ai gjithashtu theksoi se në këtë qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, e LS, por do të jetë Qeveria e Kosovës që punon bashkë për të mirën e përbashkët.

“Në këtë drejtim dera ime është e hapur për çdo ditë, në çdo orë e çdo minutë.Asgjë nuk është me rëndësishme se sa realizimi i programit qeverisës dhe zbatimi i tij, qëllimet i kemi të mira e dëshirat për suksese të mëdha.Energjia e akumuluar në opozitë është koha të kthehet tani. Mbështetjen e gjeni tek unë, tek njëri-tjetri e njëra-tjetra.Tashmë e kuptoni se ky shans është unik që të tregoni aftësitë e juaja përkushtimin e ndershmërinë tuaj.Takimet tona do të jenë të shpeshta që te koordinojmë punë e bashkëpunimin mes vete, pasi ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ashtu si edhe puna e juaj. Qeveria jonë është pasqyrë ku qytetarët e shohin vetveten”, shtoi Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *