Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në sheshin “Iliria në Tetovë” edhe një herë bëri thirrje për ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës Tetovë – Prizren.

“Aksi rrugor tashmë është marrëveshje mes dy qeverive tona, e kemi nënshkruar marrëveshjen me Zoran Zaevin e kemi vazhduar me Kovaçevskin”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kurti e ripërsëriti edhe një herë se rruga që lidh Prizrenin dhe Tetovën përfshin tunel prej 6.4 kilometrave dhe ka nga 15 kilometra nga Prizreni dhe Tetova që do të kushtojë rreth 200 milionë euro, ndërkaq 3/4 e këtyre mjeteve shkojnë për ndërtimin e tunelit.

“Nuk është kosto e lartë, ndërkaq përfitimi është i jashtëzakonshëm. Andaj vonesat për këtë aks infrastrukturor janë të paarsyeshme dhe janë të dëmshme e unë po kërkoj ndihmën e gjithë juve dhe secilit prej ju që jeni këtu e që po na ndjekin, tash ose më vonë, që bashkërisht të mobilizohemi e të aktivizohemi që të mos humbet asnjë ditë pa punuar për këtë aks rrugor që lidh Prizrenin dhe Tetovën”, deklaroi Kurti duke rikujtuar se ka marrëveshje dhe studim fizibiliteti dhe se çdo vonesë është e papranueshme.

Lexo po ashtu:  Ahmeti: Nuk është marre që qeveria të kërkojë ndihmë nga opozita për menaxhim të pandemisë

Kurti po ashtu theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë sa më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë e cila nuk distancohet nga Millosheviqi dhe Putini në mënyrë që të afrohet sa më shumë drejt Bashkimit Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *