Kryetari i Vetëvendosjes njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i janë bashkuar dy anëtar të rinj, Dorieta Gjura dhe Avni Tafili.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për disa të arritura të anëtares së re të VV-së, Dorieta Gjura.

“Dorieta prej shumë vitesh angazhohet për drejtësi e barazi si aktiviste politike pranë Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani. Prej disa vitesh, ajo është bursiste e fondacionit Friedrich Ebert dhe ka një përvojë pune me Bundestagun gjerman pranë deputetit socialdemokrat Dietmar Nietan dhe në Parlamentin Evropian pranë eurodeputeteve Susanne Melior dhe Sylvia Kaufmann. Lëvizja është infrastrukturë për avancimin e politikave zhvillimore e barazimtare dhe me Dorietën është edhe më e fortë. E, në Lëvizjen tonë i uruam mirëseardhje së bashku me Avni Tafilin”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

“Dorieta Gjura mbaroi studimet themelore në Universitetin e Potsdamit, në drejtimin Politikë, Administratë Publike dhe Menaxhim. Magjistraturën e parë e bëri në Freie Universität Berlin, drejtimin Studime Evropiane, ku zhvilloi temën në lidhje me Procesin e Berlinit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Tani, për magjistraturën e dytë, ajo është duke përgatitur tezën “Historia e Kosovës në vitet 1988-1990″, pranë Univeristetit Humboldt në Berlin. Dorieta prej shumë vitesh angazhohet për drejtësi e barazi si aktiviste politike pranë Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani. Prej disa vitesh, ajo është bursiste e fondacionit Friedrich Ebert dhe ka një përvojë pune me Bundestagun gjerman pranë deputetit socialdemokrat Dietmar Nietan dhe në Parlamentin Evropian pranë eurodeputeteve Susanne Melior dhe Sylvia Kaufmann. Lëvizja është infrastrukturë për avancimin e politikave zhvillimore e barazimtare dhe me Dorietën është edhe më e fortë. E, në Lëvizjen tonë i uruam mirëseardhje së bashku me Avni Tafilin”.

Lexo po ashtu:  Mjekët izraelitë deklarojnë se kanë zhvilluar dy ilaçe që kurojnë Covid-in në pak ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *