Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë.

Ai tha se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”.

“Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfrit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!” ka shkruar Kurti. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Politika dhe diplomacia serbe në panikë - "Kryeministri Kurti ka trurin e shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shumë i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *