Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës foli për pagën minimale dhe çështjen e veteranëve të luftës, ndërsa tha se nuk po shkon në Forumin e Prespës dhe së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për buxhet do t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria e Kosovës me politikat dhe veprimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirimin e vendit.

“Unë nuk besoj se ne dallojmë për respektin dhe mirënjohjen për veteranët e luftës së UÇK-së…Ne mund të dallojmë me bindjen për numrin e tyre”, tha ai, duke shtuar se numri i veteranëve është fryrë.

Sipas tij, shteti ndan 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta e që është më shumë se për mbrojtjen e vendit.

“I bie 1.5 për qind të bruto produktit vendor”, tha Kurti, duke shtuar se paga ipet për ata që punojnë, ndërsa veteranët kompensohen si mirënjohje.

Lexo po ashtu:  “Defender Europe 2021” vizitë në Muzeun e Krujës

“Ne jemi që veteranët të kenë kompensim mirënjohje më të lartë se paga minimale”, tha Kurti, duke shtuar se është i interesuar dhe i gatshëm të bashkëpunoj me organizatat e dala nga lufta në mënyrë që të vijnë deri te numri i vërtetë i veteranëve, e që e shton dinjitetin dhe respektin.

“Ky dialog nuk është se nuk ka ekzistuar dhe nuk është takimi i parë.. edhe si kryeministër i kam takuar”, tha ai.

Kryeministri i vendi propozoi që ta anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës dhe t’i presë në takim përfaqësuesit e veteranëve së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për buxhet.

“Por besoj se ata janë përfaqësues të protestës, jo deputetët…. Njëherë Tahiri foli në emër të opozitës, pastaj të protestuesve”, iu drejtua Kurti deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *